Mediumet portugeze shkruajnë se Liverpuli, gjatë sezonit të ardhshëm dimëror të transferimeve, do t’i dërgojë Portos një ofertë për të siguruar shërbimet e ish-portierit të Realit të Madridit dhe të përfaqësueses spanjolle, Iker Kasijas. Një informacion të tillë e konfirmoi edhe gazeta “El Pais” që vë në dukje, nga ana e saj, se klubi portugez i lartpërmendur është gati që ta shesë portierin veteran spanjoll.
Krahas Liverpulit, edhe Njukaslli është interesuar për shërbimet e Kasijasit.
Sfidanti.al