Murinjo ofron dy “djaj”  për një “engjëll” që vlen 150 milionë euro!

Trajneri i Junajtidit, Zhoze Murinjo, po përgatit një ofertë interesante për Atletikon e Madridit. “Speciali” synon që të sjellë në ekipin e ti yllin e ri të Atletikos së Madridit, Saul Nigez, dhe që ta realizojë këtë synim të tij, ai është gati që të heqë dorë nga shërbimet e dy lojtarëve të vet. Mediumet spanjollë shkruajnë se Murinjo është gati që t’i ofrojë Atletikos Ander Ererën dhe Huan Matën, që të marrë Saulin, për të cilin trajneri portugez ka qenë i interesuar, qëkur ai drejtonte Celsin.

Megjithatë, Atletiko nuk ka ndërmend që ta shesë futbollistin e vet fantastik që, megjithëse është vetëm 22 vjeç, konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në Evropë. Klauzola e blerjes së tij është 150 milionë euro. Sidoqoftë, oferta e Murinjos duket mjaft interesante dhe Diego Simeone ka shumë mundësi që ta shqyrtojë atë seriozisht.

Sfidanti.al