Gonzalo Higuain i bashkohet Zlatan Ibrahimovic në një rekord të vecantë, pasi janë të vetmit lojtarë për momentin që në 2 kampionate të ndryshme kanë mundur të kalojnë kuotën e 100 golave. Argjentinasi, prortagonisti i fitores së Juventusit në fitoren 2-0 ndaj Milanit, këtë sezon shkoi në 101 gola në Serinë A. Ai u transferua në Itali në verën e vitit 2013 kur la Realin e Madridit për të shkuar tek Napoli. Në 7 vitet e qëndrimit të tij te ‘Los Blancos’ Higuain shënoi plot 107 gola.
Ndërsa Ibrahimovic e ka kaluar numrin e 100 golave të shënuar në Itali e Francë. Në Serie A, suedezi ka luajtur me fanelat e Juventusit, Interit e Milanit duke shënuar 122 gola, ndërsa në Ligue 1, Ibrahimivic ka shënuar 113 herë në portat e skuadrave kundërshtare, dhe këto vetëm me Paris Sën Zhermenin.
Këtyre dy futbollistëve pritet që shumë shpejt t’u bashkohet edhe Edinson Kavani i cili është vetëm 1 gol larg kuotës së 100 golave me Paris Sën zhermenin, ndërkohë që në kohën kur aktivizohej në Serinë A, uruguajani shënoi 112 gola.
sfidanti.al