Shteti Islamik e ka marrë seriozisht cështjen e kërcënimit nga futbolli duke vënë në shënjestrën e tij, Kupën e Botës në Rusi. Fotografia e Messit pas hekurave të burgut me sy të gjakousr ishte vetëm hapi i parë i ndërmarrë nga grupi terrorist islamik që e përkufizon vetën si shteti që nuk e ka në fjalorin e tij fjalën ‘dështim’.
Pas argjentinasit i erdhi radha trajnerit të Francës, Didier Deshamps të bëhet objekt i një tjetër fotomontazhi kërcënues që u shpqëërua edhe me mesazhin ‘Deshamps është armiku i allahut’. IS nuk ndalet me kaq, tani ky grup famëkeq, ka vendosur të përfshirë edhe Nejmarin por bashkë me të është edhe vetë Mesi: ‘Nuk do t’i gëzoheni sigurisë derisa sa atë ta jetojnë edhe vendet myslimane’.-ishte mesazhi i radhës së Shtetit Islamik.
Kampionati Botëror i futbollit do të zhvillohet në periudhën 14 qershor-15 korrik të vitit të ardhshëm.
sfidanti.al