NBA, Klivlend dhe Los Anxheles Klipers ‘bien’ në ndeshjet e radhës

Klivlend nuk është në momentin e tij më të mirë. Nënkampionët e NBA pësuan  disfatën e dytë radhazi dhe këtë radhë ata u ndëshkuan nga Nju Orlins me rezultatin 101-123. Kuozins ishte  në një ditë të  shkëlqyer për Pelikans dhe e mbylli ndeshjen me 29 pikë 12 topa në tabelë dhe 10 pasime, ndërkohë që dha kontributin e tij edhe Entoni Devis me 30 pikë të shënuar. Për Kavaliers Xhejms me 18 pikë dhe Kevin Love me 26 nuk mjaftuan për të larguar shijen e humbjes së radhës.

Ndalet edhe Los Anxheles Klipers. Detroit Pistons e mposhti skuadrën kaliforniane 95-87 duke bërë që ajo të regjistrojë humbjen e parë sezonale në NBA. Peridoa e katërt e sfidës ishte ajo që e vendpsi fatin e saj në favor të Detroit që e mbylli këtë 12 minutësh 28-15 dhe tashmë ka 4 fitore dhe 2 humbje.

Oklahoma nuk tregon aspak mëshirë për Çikagon të cilin e shkatërroi me rezultatin 101-69. Këtë radhë ata që morën përsipër të drejtonin skuadrën e Thandër drejt fitores ishte binomi Pol Xhorxh-Karmelo Entoni që shënuan 21 dhe 20 pikë, ndërkohë që la firmën e tij edhe Rasëll uestbrook me 12 pikë, 13 topa në tabelë dhe 13 pasime.

sfidanti.al