Media braziliane flet me siguri; Nejmar, asnjë raport me Emeri

Nejmar ka shkëputur cdo raport me trajnerin Emeri. Media braziliane është e sigurt për këtë dhe sipas saj arsyeja është metodika e teknikut spanjoll. Ajo që publikoi lajmin për mosmarrëveshjet mes sulmuesit 25 vjecar të Paris Sën Zhermen dhe teknikut të tij ishte UOL Esports e cila thekson se Nejmar është i lodhur  duke parë vetëm videot e shfaqura nga Emeri. Gjerat u përkeqësuan kur futbollisti e shfaqi hapur bezdisjen e tij kur nuk u lejua nga Emeri që të stërvitej me top së bashku me lojtarët zëvendësues dhe vuri në dukje se nuk dëshiron të limitohet duke parë videot.

Nejmari që nga momenti i mëbrritjes në Paris për vlerën e 222 milionë Eurove ka qenë protagonist i një sërë episodeve duke nisur nga përplasjet me Kavanin për ekzekutimin e 11 metërshave, e deri tek rasti më i fundit kur u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Olimpik të Marsejës për një gjest antisportiv.

Sfidanti.al