Botërori 2018; shpërblimi i turneut në rritje, 400 milionë Dollarë

FIFA rrit shpërblimin për skuadrat pjesëmarrëse të Botërorit 2018. Fondi i përgjithshëm i përcaktuar për këtë eveniment është 400 milionë Dollarë, një shifër kjo që është 12% më e lartë nga ajo e Kupës së Botës së vitit 2014. Vendimi për rritjen e shpërblimit për Botërorin e Rusisë u mor në mbledhjen e Këshillit të FIFA të mbajtur në Kalkuta të Indisë. Por qeveria e futbollit botëror në këtë mbledhje mori edhe disa vendime të tjera sic është krijimi i një fondacioni që do të ketë për detyrë që krijojë një bazë ligjore dhe institucionale për të fgjhitha nismat e zhvillimit social, një fondcaion në të cilën do të përfshihen edhe legjendat e FIFA.

Po kështu u vendos të rishihet  formati i turneve të futbollit të femrave, për të rinj dhe ai i Botërorit të Klubeve, propozime të cilat do të diskutohen në ,beledhjen e këshillit të FIFA në 15 e 16 mars në Bogota të Kolumbisë.

Ndërkaq, u miratuan edhe datat për  disa evenimente të vitit të ardhshëm; kështu Botërori i femrave U20 do të zhvilloren në 5-24 gusht, nga 13 nënotori deri në 1 dhjetor do të luhen ndeshjet e Botërorit U17, ndërsa  në 12-22 dhjetor, në Emiratet e bashkuara Arabe do të zhvillohet botërori i Klubeve. Në të njëjtën kiohë u përcaktua edhe datat e Botërorit të Fermave të vitit 2019 që do të mbahet në Francë, 7 qershor -7 korrik

Sfidanti.al