Mikitarian ka luajtur katër ndeshje për klubin anglez, Man.Junajted ndërsa për herë të fundit është paraqitur në humbjen nga Mançester Sitin në shtator.
“Mikitarian nuk është lënduar, ai po stërvitet 100 për qind me ekipin”, ka thënë Murinjo.
“Disa lojtarë kanë profilin që të adoptohen lehtë, por të tjerëve u duhet kohë për të ndjerë intensitetin. Disa lojtarëve u duhet kohë për të ndjerë konkurrencën dhe nivelin e punës pa top”, ka shtuar portugezi.
“Miki-t i duhet kohë për t’u bërë top-lojtar dhe e dimë se ai mund të bëhet”.
Murinjo krahasoi situatën e armenit me lojtarët e tjerë që janë adoptuar në klubet e reja.
“Nuk më pëlqen të flas për lojtarët e klubeve tjera, por Uillian kur arriti te Çelsi kishte probleme, ai kaloi përmes një procesi. Kur Di Maria arriti në Madrid nga Portugalia, atij i është dashur të mësonte lojën e tij në një realitet tjetër dhe këtë e arriti”.