Besojeni ose jo, por Nejmari luan më rëndë se Pepe!?

Futbollisti më i shtrenjtë në botë ka më shumë paralajmërime për lojë të rëndë sesa mbrojtësi i dikurshëm i Realit të Madridit, Pepe, që konsiderohet si një lojtarët që bënë lojën më të rëndë. Statistikat tregojnë së futbollisti brazilian ka më shumë kartona të verdhë dhe të kuq sesa pjesëtari i përfaqësueses portugeze.

Nejmari u nxor jashtë me të kuqe në ndeshjen me Olimpikun e Marsejës, pasi brenda disa minutave atij iu treguan dy kartona të verdhë. Në këtë mënyrë, Nejmari arriti shifrën prej 138 kartonash të verdhë dhe tetë kartona të kuq gjatë karrierës së tij. Sa për krahasim, Pepe që tani luan me Beshiktashin, ndërsa, vite me radhë, ka luajtur me Realin e Madridit, deri tani, ka marrë 114 kartona të verdhë dhe gjashtë kartona të kuq. Në favor të Pepes flet edhe fakti se ai është mbrojtës dhe detyra e tij është që të pengojë sulmet e kundërshtarëve, kurse Nejmari është sulmues, por, megjithatë, ky i fundit është paralajmëruar më shumë. Pepe, ndërkohë, është edhe më i madh në moshë, por, megjithatë, ka marrë më pak kartona të verdhë dhe të kuq.

Sfidanti.al