Që situata në dhomën e zhveshjes së Realit të Madridit nuk është e mirë, këtë e tregojnë edhe lajmet e fundit, të botuar në median spanjolle, ku “aktor” kryesor është portieri Kejlor Navas. Këtij portieri kostarikan i kanë ardhur në majtë të hundës spekulimet se atë do ta heqin dhe, në vend të tij, në portën e Realit do të vijë një portier tjetër më i mirë, ndërsa përmenden emrat e De Geas, Tibo Kurtuas, Ugo Lorisit dhe të Xhixho Donarumës.
Presidenti i Realit, Florentino Perez, ka vite që ëndërron që të sjellë në ekip portierin e Junajtidit, De Gea, të cilin nuk e solli dot, më 2015, kështu që plan të parë doli Kejlor Navasi që, në fakt, po e mbron shumë mirë portën, qëkur e trashëgoi atë nga Kasijasi. “Dario Gol” shkruan se Navasi është mërzitur shumë nga spekulimet e vazhdueshme për sjelljen e një portieri të ri te Reali, kështu që, sikurse shkruan kjo gazetë, ai e ka kërcënuar presidentin e klubit, Perez, se do të nxjerrë në publik të gjitha “të palarat” e tij! Fjala, në fakt, është për një shkëmbim korrespondence që tregon për “lojrat e pista” të Realit gjatë sezonit veror të transferimeve.
Sfidanti.al