S’mbahet Mbape, propozon karton të kuq kundër gjyqtarëve!

Sulmuesi i PSZH-së, Kilian Mbape, nuk ishte i kënaqur me vendimet e gjyqtarit gjatë ndeshjes derbi mes ekipit të tij dhe Olimpikut të Marsejës. Sikurse dihet, në këtë ndeshje (2-2), PSZH-ja shpëtoi nga humbja falë një goli të minutës së fundit, të shënuar nga Kavani, ndërsa duhet theksuar se ky ekip e mbylli lojën me 10 lojtarë, për shkak të daljes jashtë me të kuqe te Nejmarit, pasi ai mori dy të verdha.

Futbollisti brazilian e mori kartonin e verdhë të dytë, pasi reagoi ndaj një ndërhyrje të ashpër kundër tij nga kundërshtari. Bashkëlojtari i Nejmarit, Mbape, konsideron se vendimi i gjyqtarit, me këtë rast, ishte i nxituar dhe se PSZH-ja u dëmtua pa të drejtë. “Do të duhet që edhe kundër gjyqtarëve të nxirret kartoni i kuq, kur ata gabojnë fare hapur”, tha sulmuesi i ri i PSZH-së.

Sfidanti.al