Mino Raiola, një prej agjentëve më të pushtetshëm në botën e futbollit, flet sërish për të ardhmen e Zlatan Ibrahimoviç. Në një intervistë për të përditshmen suedeze ‘Expressen’, agjenti i sulmuesit të Mançester Junajtid deklaroi se nuk ka ndërmend ta lejojë atë të dalë shumë shpejt në ‘pension’
‘Nuk do ta lë Ibrën të tërhiqet. Ai mund të luajë minimumi edhe për 5-6 vjet-tha Raiola-kam punuar shumë vite për të, tani është radha ime. Fëmijët e mi janë rritur dhe unë kam nevojë për para. Kemi rënë dakord që gjatë 5 viteve të ardhshme, ai do të punojë vetëm për mua’
Në intervistën e tij Raiola përmendi edhe trajnerin e Mançester Sitit, pep Guardiola duke e sulmuar ashpër për raportet jo të mira me Ibrahimovic
‘Guardiola ishte një budalla për mënyrën sesi e trajtoi Ibrahimovic te Barcelona-vijoi Raiola-Gjithnjë e kam ditur se Ibra s’kishte cfarë bënte më atje. E dija që Ibrahimovic I duhej kalimi te Milani dhe jo kthimi te Interi dhe më pas e dija që duhej të shkonte të Paris Sën Zhermen’
Raiola rrëfeu se në fillimi suedezit nuk i pëlqeu ideja të luante për skuadrën pariziene. ‘Ibra nuk donte të fliste me mua dhe se nuk e dëshironte largimin nga Milani. Por edhe për të luajtur te Interi nuk i pëlqeu ideja në fillim. Besoj se atij nuk i pëlqen shumë që unë kam të drejtë me raste.Por në fund Ibra bën atë cfarë dëshiron-përfundoi intervistën e tij Mino Raiola.