Kontrata për Mesin, Barça nuk dihet si do ta bindë superyllin e saj!

Për momentin, kontrata e tij e vërtetë, përfundon pas pak muajsh, dhe ai mund të largohet pa asnjë pengesë. Flasim për Lionel Mesin, futbollistin më të madh në botë, e ardhmja e të cilit nuk është aspak e sigurt tek Barcelona, edhe pse lajmet nga Katalonja janë inkurajuese. Klubi blaugrana pritet t’i ofrojë argjentinasit një kontratë për gjithë jetën, edhe pse për momentin nuk e ka bindur (zyrtarisht) të zgjasë atë akord që ende e ka.

Lajmin nuk e dhanë mediat, por drejtori i përgjithshëm i Barcelonës, Grau, në Asamblenë e ortakëve në klub. Bëhet fjalë për një kontratë të tipit të Iniestës, që u firmos vetëm pak ditë më parë. Për momentin, Barça është e sigurt për diçka tjetër, që Mesi do të firmosë rinovimin e kontratës deri në 2021, me rrogë ndoshta 35 milionë euro në sezon. Deri tani, numri 10 ka shënuar 522 gola për katalanasit, nga të cilët 360 në ligën spanjolle, ku është rekordmen. Pak ditë më parë, Mesi shënoi golin e tij numër 100 në Europë, në suksesin 3-1 ndaj Olimpiakosit në Champions.

Klubi nuk ka treguar ende sesi do ta bindë yllin më të madh të botës që të firmosë për gjithë jetën, ndërsa vetë Leo, logjikisht, është në pritje për të parë sesi do të shkojë edicioni i skuadrës, ndërsa dihet publikisht se Pep Guardiola e kërkon tek superfuqia e tij e re, Mançester Siti në Angli.

Sfidanti.al