Nuk ka paqe në dhomën e zhveshjes së Realit të Madridit!

Mediumet spanjollë shkruajnë se diçka nuk është në rregull në dhomën e zhveshjes së ekipit kampion të Evropës dhe të botës, Realit të Madridit, të cilin në fakt, por e trondisin skandale me karakter të brendshëm. Tensionet te Reali po bëhen më të dukshëm. Fillimi i dobët i sezonit në Primera nxori në pah disa dobësi, sidomos, në marrëdhëniet mes lojtarëve që, tani, nuk mund të mbahen më të fshehura. Një nga ato ka të bëjë me marrëdheniet mes Ronaldos dhe Asensios, yllit të ri të Realit, që nuk është i kënaqur me minutazhin që atij i ofrohet në fushë, ndërkohë që mendimin e tij lidhur me këtë çështje shprehu edhe vetë Kristiano Ronaldo që nuk është dakord me Marko Asension.

Në realitet, kohët e fundit, ky futbollist i ri nuk po shkëlqen, si në ndeshjet e Superkupës ndaj Barcelonës, kështu që Ronaldo konsideron se, tani për tani, ekipi nuk mund të mbështetet te Asensio.

“Dario Gol” shkruan se marrëdhëniet mes dy lojtarëve të lartpërmendur janë prishur edhe për shkak të faktit se Asensio është shok me Iskon, të cilin Ronaldo nuk para e do shumë! Sipas gazetës së mësipërme, Ronaldo i ka thënë Asensios se duhen më shumë se dy ndeshje që të bëhesh yll dhe të fitosh vend standard në formacionin e parë të Realit.

Sfidanti.al