Bilanci për ‘gjynah’ në ‘Santiago Bernabeu’; Reali, 3 fitore në 7 ndeshje

Tre fitore në 7 ndeshje; ky është bilanci i vrfër i Realit të madridit në Santiago bernabeu në këtë sezon. Sirenat e alarmit tashmë po dëgjohen nga drejtuesit e kampioonëve të Spanjës dhe të Evropës që nuk ndodheshin në një situatë të tillë prej shumë vitesh. Tre barazime dhe 1 humbje në tempullim e tij është një rendiment iulët që nuk është parë që nga viti 1998, një situatë ku mungon më shumë elementi ‘gol’. Në bernabeu deri tani janë shënuar vetëm 11 gola në 7 ndeshjet e zhvilluara deri tani dhe ky është një rekord akoma më negativ.

Për të parë një situatë të tillë për Realin e madridit duhet të kthehemi  shumë prapa në kohë,pasi herën e fundit që’Los Blancos’ kanë shënuar 11 gola në 7 ndeshje në shtëpinë e tij ka qenë 75 vite më parë, në sezonin 1942/43, vetëm se në atë kohë Reali nuk luante në Santiago bernabeu, por në ‘Chamartin’ e për më tepër në atë kohë nuk ishte krijuar ende Kupa e Kampioneve (Champions League).Për këtë vit, golat e shënuar nga reali janë të shpërndara në këtë mënyre: 2 Barcelonës, 2 Valencias, 1 Levantes, 3 APOEL-it, 2 Espanjolit dhe 1 Totenhemit me një mesatare prej 1.57 gola për ndeshjes, duke humbur 7 pikë në kampionat dhe 2 në Ligën e Kampioneve.

Një tjetër problem që po has skuadra e Realit të Madridit është efektiviteti përpara portës që është 14%, nën nivelin mesatar të 32 skuadrave që janë në Ligën e kampioneve(16.6%) dhe është shumë prapa Paris Sën Zhermen që ka një efektivitet prej 40%. Nëse përjashtohen penalltitë, të dhënat për ‘Los Blancos’ përkeqësohen, pasi efektiviteti bie në 10.42%, ndëerkohë që mesatarja është 15.1%, ndërsa klubi parizien e ka 36.84%. Megjithatë te Reali, Zidane është i qetë pasi loja dhe rastet e krijuara nga skuadra e tij nuk mungojnë, problemi është dërgimi i topit në rrjetë që  ne fund te fundit të jep edhe pikët.

Sfidanti.al