Engjëlli brazilian Kaka me lot në sy i thotë lamtumirë futbollit..

Futbollisti i shkëlqyer brazilian, pjesëtar i Orlando Sitit, Kaka, luajti ndeshjen e fundit në karrierën e tij futbollistike. Kohët e fundit, u spekulua shumë për atë ardhmen e tij, por ai, në fund, vendosi që t’i thotë lamtumirë fushës së futbollit. Kaka, duke mos i fshehur dot emocionet, tha, mbas ndeshjes që ekipi i tij Orlando Siti e fitoi 1-0 ndaj ekipit Kolumbos Krju:

“Sot ishte një ditë e veçantë për mua. Kam menduar shumë gjatë tri viteve të fundit dhe dua që t’i falënderoj të gjithë, klubin, bashkëlojtarët e mi, tifozët që do të më mungojnë”, tha Kaka, 35 vjeç, që karrierën e tij e ka filluar në Sao Paulo, ndërkohë që ka luajtur edhe me kombëtarët e të rinjve dhe të të rriturve të Brazilit. Më 2003, ai shkoi te Milani, ku qëndroi deri më 2009 dhe arriti një famë të madhe botërore me mjeshtërinë e madhe që tregoi në fushat e futbollit. Me Brazilin, ai fitoi Kupën e Botës, më 2002.

Sfidanti.al