Crvena Zvezda-Arsenal, spektakli në tribuna është i garantuar!

Stadiumi sot quhet “Rajko Mitiç”, pikërisht me emrin e ish-komentatorit të shquar televiziv jugosllav dhe serb, tifoz “i thekur” i Crvena Zvezdës. Impianti që në Beograd njihet me emrin “Marakana” (I ngjan si formë Marakanës së Rios), do të jetë sot një “vatër e zjarrtë” për ndeshjen ndaj Arsenalit në Ligën e Europës. Mediat raportojnë se janë shitur të 52 000 biletat, madje që dy ditë përpara ndeshjes, kaq i madh është interesimi për vizitën e klubit të madh anglez.

Natyrisht, vështirë të përsëriten kohët kur Mitiç bërtiste me sa kishte në kokë se “qielli u hap”, ndërsa Crvena Zvezda eleminonte Bajernin dhe arrinte finalen e Championsit në 1991, pasi aso kohe, në “Marakana” ishin 100 000 tifozë, por gjithsesi, 52 000 do të thotë një shifër shumë e lartë. “Spektakli është i garantuar”, shkruhet në mediat serbe.

Sfidanti.al