Toshiçi për “Blicsportin”: “Mos shikoni tribunat,s’kemi frikë Skënderbeun”

Një nga futbollistët më të mirë të Partizanit të Beogradit, Zoran “Bambi” Toshiç, deklaroi në prag të ndeshjes së raundit të tretë të Ligës së Evropës mes Skënderbeut të Korçës dhe Partizanit të Beogradit, të enjtën në Elbasan: “Ne jemi më të mirë, duhet vetëm që ta heqim mendjen dhe të mos shohim tribunat, tamam, ashtu si bëmë më 2015, kur unë bashkë me përfaqësuesen e Serbisë luajtëm në Elbasan me Shqpërinë dhe fituam”, i tha Toshiçi gazetës “Blicsport”.

Në fakt, Partizani i Beogradit nuk është njëlloj me ose pa “Bambi” Toshiçin dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e fundit të Partizanit me Dinamo e Kievit, ku ai mungoi dhe “bardhezinjtë” dolën  nga stadiumi i tyre me kokën ulur. Por, tani, “Bambi” u kthye, tamam në kohën e duhur, që, si një lokomotivë ta udhëheqë “trenin” partizanas dhe që, lojtari më me përvojë, t’ia lehtësojë barrën Partizanit në ndeshjen me Skënderbeun.

“Rëndësi ka që dëmtimi im, tanimë, i takon së kaluarës dhe unë ndjehem mirë. Është e vështirë që ta shohësh ekipin tënd nga stoli i rezervave ose nga tribuna. Për këtë arsye, ishte e rëndësishme që unë luajta, të paktën, në një pjesë të ndeshjes ndaj Radnikut, që ta merrja veten në prag të ndeshjes në Shqipëri. Jam gati dhe mezi pres që të luaj”, deklaroi Toshiçi në “Blicsport“, duke shtuar: “Shpresoj se talenti dhe cilësia jonë do të gjejnë shprehjen e vet në fushë. Kyçi i lojës është që ne të luajmë më një ritëm të shpejtë, sikurse e kërkojnë standardet evropianë. Në ndeshje të tilla, ne nuk duhet të lejojmë që ta lëshojmë veten për asnjë moment, pasi korrigjimi është i pamundur. Ne po e njohim kundërshtarin gradualisht dhe nuk kemi se përse të kemi frikë”, thotë Toshiçi që thekson se i vetmi problem do të jetë atmosfera e “nxehtë” që do ta presë Partizanin në Elbasan.

“Ne jemi gati edhe për armosferën që do të na presë atje. Ne duhet të përqëndrohemi vetëm te futbolli dhe fusha e lojës. Kjo është një ndeshje, ku fiton koka dhe, për këtë arsye, ne duhet të jemi të qetë. Nuk kam asnjë dyshim se ne kështu do të tregohemi, kam besim të madh te bashkëlotjarët e mi”, tha ai, duke shtuar se “ne duhet të tregohemi gjakftohtë, pasi nga tribunat do të hidhen parrulla e thirrje nga më të ndryshme , duke pasur parasysh përvojën e tij me përfaqsuesen serbe në Shqipëri, më saktë, në Elbasan, kur ajo e mundi përfaqësuesën tonë 2-0.

“Atëkohë, ne e mblodhëm mendjen, sikur nuk ishim në Shqipëri, dhe fituam 2-0. Sa më përkjet mua, ajo ndeshje ishte si të gjitha ndeshjet e tjera, pa asnjë incident që mund të na nxirrte neve nga rrjedha normale. Ajo qe ndodhte në tribuna, para ose gjatë ndeshjes, neve nuk na bëri përshtypje, pasi ne u përqëndruam vetëm në fushën lojës. Ky është kyçi që mund të na çojë drejt fitores”, tha Toshiçi.

Sfidanti.al