Geri Lineker flet ‘pa dorashka’; Benzema, një lojtar i mbivlerësuar

Geri Lineker është një ndër personalitetet më aktivë në rrjetet sociale. Ish sulmuesi i Barcelonës dhe përfaqësueses angleze jep opinionin e tij për cdo temë dhe në mbrëmjen e së martës ishte Liga e Kampioneve. Gjatë ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Totenhemit, të zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’, Lineker nuk ngurroi të japë një përkufizim për Karim Benzema që nuk do t’i pëlqejë aspak futbollistit e drejtuesve të Realit të Madridit.

‘Më duket mua, apo Benzema është pak i mbivlerësuar-lexohet në komentin e Linekerit i cili më pas jep edhe shpjegimin-një gol në cdo dy ndeshje me një skuadër kaq të fortë si Reali i Madridit nuk është ndonjë gjë speciale. Është lojtar i mirë, por jo një gjeni’

Sfidanti.al