Një lëvizje xhentelmeni e Bufonit, përshendet tifozët e Lacios

Juventusi pësoi humbje në fushën e vet nga Lacio, ndërkohë që kjo e fundit e konfirmoi marrjen e tri pikëve me penalltinë që portieri lacian, Tomas Strakosha, i priti Dibalës në min. e 97-të të ndeshjes.

Por, sado që kjo humbje në fushën e vet u ra rëndë tifozëve të Juves dhe tifozëve të saj, pasi ekipi humbi tri pikë të rëndësishme, portieri Xhixhi Bufon tregoi edhe një herë tjetër me shembull konkret sesi duhet të sillen sportistët, duke konfirmur klasin e tij të lartë. Mbas përfundimit të ndeshjes dhe pasi pëqrshëndeti tifozët e Juventusit, Bufoni shkoi para tribunës, ku ndodheshin tifozët miq dhe i përshëndeti për fitoren, ndërkohë që komplimente meritojnë edha lacianët për mënyrën sesi iu përgjigjen përshëndetjes së Bufonit.

Sfidanti.al