Ju do të përgjigjeni: Brazili, Gjermania ose Spanja ose kontinenti i Amerikës së Jugut, pasi për Brazilin nuk ka nëvojë të flitet, Gjermania është kampione bote, Spanja dominon në futbollin e klubeve dhe Amerika e Jugut është e “sëmurë” pas futbollit. Por, megjithatë, jo, nuk e keni gjetur. Vendi më futbollistik për këtë vit është Irani!? Besojeni ose jo, por Irani ka diçka që, më 2017, nuk kanë arritur ta bëjnë as fuqitë më të mëdha të futbollit, kanë përfaqësuese që luajnë ose do të luajnë në të gjithë kampionatet botërorë të 365 ditëve të fundit! Iranianët kanë arritur që në pesë konkurrime të nivelit botëror të marrin pjesë me ekipet e tyre.
Përfaqësuesija e tyre më e fortë, ajo e rritur, ka kohë që e ka siguruar pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës Rusi 2018, ndërkohë që ekipet përfaqësuese të këtij vendi të moshave 17 dhe 20 vjeç morën pjesë në Botërorët me vërsnikët e tyre. Po ashtu, iranianët kanë përfaqësuesen e tyre edhe në kampionatet botërore në futbollin e plazhit dhe futsallë (salla të mbyllura).
Përfaqësuesen e madhe të Iranit e kryeson Karlos Kierosh, “dora e djathë” kohëgjatë e dikurshme e ser Aleks Fergusonit te Mançester Junajtidi. Përfaqësuesja e parë që u kualifikuan në Kupën e Botës nga Azia, ishte Irani. Në kampionatin botëror të futbollistëve të moshës 20 vjeç, në Korenë e Jugut, në fakt, iranianët dolën të fundit në grupin e tyre, ku bënin pjesë Zambia, Kosta Rika dhe Portugalia, por, sidoqoftë, morën pjesë. Në kampionatin botëror të futbollistëve 17-vjeçarë, në Indi, momentalisht, iranianët ofruan befasinë e parë, duke mundur 3-0 ekipin homolog të Gjermanisë. Në futsallë që u luajt në Kolumbi, iranianët fituan medaljen e bronzit, ndërkohë që të njëjtin rezultat kanë arritur edhe në kampionatin botëror të futbollit në rërë.
Sfidanti.al