Rozhe Federeri dha një përgjigje interesante, kur u pyet se përse tenistët, në kohët e sotme, kanë karriera më të gjata sesa më parë? Ky tenist zviceran, megjithëse 36 vjeç, vazhdon të jetë ndër më të mirët në botë, ndërkohë që, krahas tij, luan edhe tenisti spanjoll, Rafael Nadal, që, gjithashtu, mund të quhet veteran i “sportit të bardhë”.
“Fondet e shpërblimit po rriten nga viti në vit dhe, ndoshta, ky fakt është edhe një nga arsyet se përse ne synojmë të luajmë më gjatë. Po ashtu, tenistët janë bërë më të shëndetshëm e më të fortë, sepse bëjnë më shumë masazhe, masat teraupetike janë bërë më të mira, kushtet e turneve, gjithashtu, janë përmirësur shumë, shkurt ATP-ja ka krijuar kushte të mira që ne të mund ë luajmë. Po ashtu, kushtet e udhëtimit janë përmirësuar shumë, ka fluturime direkte. Kështu që këto gjëra na mundësojnë neve që të luajmë më gjatë”, thotë Federeri, që, momentalisht, po merr pjese në turneun e Shangait, ku, në një të tetën e finaleve, do të ketë përballë tenistin ukrainas, Aleksandar Dollgopollov.
Sfidanti.al