Përfaqësuesja kiliane… alkool, prostituta dhe orgji deri në mëngjes!?

Përfaqësuesja e Kilit, kampione aktuale e Amerikës së Jugut, nuk arriti që të kualifikohej për në Kupën e Botës Rusi 2018. Kështu që, menjëherë pas këtij dështimi, filluan sulmet frontale kundër saj nga të katër anët. Ortekun e sulmeve dhe të kritikave e nisi, në fakt, bashkëshortja e portierit Klaudio Bravo që i akuzoi lojtarët e Kilit se ata ishin mahmur, pra, ende nuk ishin kthjelluar, gjatë ndeshjes me Brazilin, pasi një natë më parë kishin pirë dhe ishin argëtuar në hotel! Mediume të caktuar, gjithashtu, publikuan një deklaratë të trajnerit të mëparshëm të Kilit, Horhe Sampaoli, që vinte në dukje mungesën e profesionalizmit te disa pjesëtarë të përfaqësueses kiliane që pijnë alkool në shoqërinë e prostitutave dhe marrin pjesë në orgji deri në mëngjes.

“Arturo Vidal është alkoolist dhe ai ka nevojë që të kurohet, ai është plotësisht jashtë kontrollit, e ‘adhuron’ pijen dhe shpesh dehet, ai është i pakontrollueshëm. Në një rast, kur po ktheheshim me avion nga Lima, ai më pyeti mua, nëse mund të pinte një birrë, I thashë atij se me neve udhëtonin edhe disa zyrtarë të federatës. Por, atij as që iu bë vonë dhe, pak më vonë, e pashë, duke pirë uiski me disa lojtarë të tjerë”, thotë Sampaoli, duke shtuar se “Eduardo Vargas, sa herë që kthehet në Kili, është më i keq sesa radhën e kaluar. Pinilja e ka mendjen tek orgjitë deri në mëngjes dhe mbyllet në dhomë me prostituta, duke pirë alkool. Pothuajse i vetmi shembullor në ekip është Aleksis Sançez, megjithëse edhe ai ka disa mani të tjera”, thotë Sampaoli.

Basketboll