Federata ndërkombëtare e basketbollit, FIBA, paralajmëroi Federatën e Basketbollit të Kosovës lidhur me gjendjen e pallatit të sportit, ku Kosova do të organizojë ndeshjet si mikpritëse në kuadrin e ciklit kualifikues të kampionatit botëror të basketbollit që do të zhvillohet në Kinë, më 2019.
Paralajmërimi i mësipërm ka të bëjë me faktin se ende nuk ka filluar puna për ndërtimin e pallatit të sportit për të rinjtë në Prishtinë. Kosova, më 23 nëntor, do të duhet që të luajë, në fushën e vet, me Lituaninë, ndërkohë që punimet përkatëse duhet që t’i përfundojë tri javë më herët. Mediumet kosovare shkruajnë se asnjë masë nuk është marrë në këtë drejtim.
Sfidanti.al