Kombëtarja shqiptare e humbi minimalisht ndeshjen e shumëpritur ndaj Italisë. Të Kaltrit triumfuan 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, falë një goli të shënuar në pjesën e dytë nga lojtari i Interit, Antonio Kandreva. Ishte një përballje shumë e fortë dhe sulmuese nga të dyja skuadrat, me raste të shumta për gol, por me Shqipërinë që nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Kjo ishte ndeshja e parë e kombëtares në fushën e saj ndaj Italisë, dhe duhet thënë se i la të kënaqur tifozët në “Loro Boriçi”, të paktën përsa i përket lojës. Futbollistë si Kaçe, Grezda apo Agolli u paraqitën shumë mirë. Nën drejtimin e trajnerit Panuçi, duket se ekipi ynë përfaqësues po bën lojë me ofensive. Pavarësisht nga humbja, Shqipëria e ruajti vendin e tretë në renditjen e grupit eleminator të Kupës së Botës, pasi Izraeli u mund në fushën e tij nga Spanja, po me rezultatin 1-0.
Sfidanti.al