E mendoni dot një Botëror pa Messin e Ronaldon?

Askush nuk arrin dot të imagjinojë një kampionat botëror  të futbollit pa yjet e këtij sporti, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, e megjithatë një skenar i tillë nuk është i pamundur të shkruhet. Si Portugalia ashtu dhe Argjentina kanë ende një shans të fundit në dispozicion për të kapur trenin e Rusisë, por jo gjithcka varet prej tyre. Kampionët e Evropës do të mbyllin fazën eliminatore me Zvicrën që kryeson me 3 pikë më shumë. Të besuarit e Fernando Santos do të duhet të fitojë me cdo kusht ndaj zviceranëve për t’i parakaluar  në klasifikim duke qenë se ka një golavarazh më të mirë. Në rastin e kundërt, luzitanët i pret playoffi, që përkufizohet si një ekuacion me shumë të panjohura. Në telashe akoma më të mëdha është Argjentina e Lionel Messit.Bardhekaltrit ndodhen në vendin e 6 në Grupin e Zonës s ëAmerikës së Jugut dhe në këtë moment ata e shohin veten jashtë kupës së Botës. Argjentina do të luajë ndeshjen e fundit me Ekuadorin ku përvecse do të duhet të fitojë,  asaj do t’i duhet edhe të shpresojë në  disa kombinime të tjera reszultatesh nga etë cilat do të dalë edhe fati i saj; mund të kualifikohet direkt, të shkojë në playoff për sfidën me Zelandën e re apo më e keqja fare, eliminimi. Do t’i takojë Ronaldos dhe Messit për të nxjerrë skuadrat e tyre nga telashet. Ndërsa Cristiano e bëri këtë me luzitanët në ndeshjen me Andorrën, Messi dështoi në tentativën e tij në përballjen me Perunë edhe pse 30 vjecari provoi me të gjitha mënyrat qën të evitonte atë cfarë po ndodh.

Sfidanti.al