E para në Milano në 1910. Kanë kaluar 107 vjet dhe Të Kaltrit mbërritën në kuotën 800. Do të jetë pikërisht e tillë ndeshja në “Loro Boriçi” ndaj Shqipërisë për eleminatoret e Botërorit. Përballja në Shkodër ishte historike që më parë, për faktin se ishte hera e parë që italianët luanin në Shqipëri, por ja ku del edhe statistika tjetër.
Ndaj Shqipërisë, skuadra katër herë kampione e botës ka luajtur edhe miqësoren në Gjenovë në 2014 dhe ndeshjen zyrtare eleminatore të Botërorit në mars të këtij viti në Palermo (1-0 e 2-0 për Italinë). Italianët zhvillojnë në “Loro Boriçi” ndeshjen numër 107 për eleminatoret e kupave të botës, po aq sa vitet që ka mbi supe kjo kombëtare. Bilanci total i Italisë është 423 fitore, 218 barazime dhe 158 humbje, ndërsa në eleminatoret e Botërorit është edhe më pozitiv, me 73 fitore, 25 barazime dhe vetëm 8 humbje.
Sfidanti.al