Serbët po përgatisin ferrin për Gjeorgjinë,loje  për ‘jetë ose vdekje!’”

Përfaqësuesja e Serbisë e humbi “match point-in” e saj që të kualifikohej, që atë ditë, në Kupën e Botës të Rusisë 2018, pasi humbi ndaj Austrisë 2-3, kështu që ajo, duke qenë se ndodhet ende në vendin e parë në Grupin D një pikë (18) para Uellsit, po përgatitet për ndeshjen e fundit me Gjeorginë. Por, si po përgatitet? Një atmosfefë e nxehtë e paparë po mbizotëron në Serbi, temperaturat e së cilës i ngrejnë edhe disa deklarata, si kjo e fundit e drejtorit të Federatës së Futbollit të Serbisë, Goran Bunjevçeviç:

“Përfaqësuesja jonë do të luajë, të hënën, kundër Gjeorgjisë ndeshjen e jetës. Kjo është një ndeshje për jetë ose vdekje! Prandaj, unë u bëj thirrje tifozëve në Serbi dhe Republikën Srpska që të vijnë në stadimin ‘Rajko Mitiç’ dhe ta mbështesin ekipin e tyre. Kjo ndeshje përcakton fatin e futbollit serb! Për këtë arsye, ne kemi nevojë për mbështetje, ne të gjithë, së bashku, do të shkojmë në Rusi”, deklaroi drejtori i FFS-së.

Nëse Serbia do të arrijë që të fitojë në fushën e vet, ajo do të mund të marrë pjesë në një konkurrim të madh futbolli, për herë të parë që nga viti 2010, kur mori pjesë në Botërorin e Afrikës së Jugut.

Sfidanti.al