Dik Advokati s’besonte: “Suedia nuk ka asnjë shans që të fitojë 8-0!”

Thonë se kush qesh i fundit, qesh më bukur dhe suedezët, në fakt, kanë plot të drejtë që të qeshin, pasi ata, në ndeshjen e fundit kualifikuese për në Kupën e Botës, mundën me rezultatin 8-0 Luksmeburgun. I pyetur në prag të ndeshjeve të raundit të parafundit të Grupit A, nëse shanset e “tulipanëve” për të shkuar në Mondial do të pakësohen në mënyrë drastike, në rast se Suedia do të fitojë 8-0 ndaj Luksemburgut, trajneri i Holandës, Dik Advokat, u përgjigj i habitur, duke thënë: “Mos bëni pyetje të trasha të tilla. Nuk ka asnjë shans që Suedia të fitojë 8-0, nuk mund ta besoj”.

Por jo që çudia ndodhi dhe Suedia, më të vërtetë, e mundi me rezultatin e thellë 8-0 Luksemburgun dhe, tani, Holanda është një hap larg që të humbasë edhe një konkurrim të rëndësishëm.

“Tulipanëve” do t’u duhet, edhe atyre, një “mrekulli”, në ndeshjen e fundit kundër Suedisë, shkurt, një fitore 7-1 ose edhe më shumë që të dalin në fazën play off.

Sfidanti.al