Gjyqtari i heq Ganës një gol të pastër në fund dhe e lë pa Botëror!

Debatet e shumtë lidhur me atë, nëse VAR-i (Video Asisstant Referee/video-ndihmësgjyqtari) është një opsion i drejtë dhe zgjidhje e mirë për përmirësimin e vendosjes së drejtësisë në fushë vazhdojnë të jenë të zjartë, sot e kësaj dite, por, sidoqoftë, shumica e specialistëve është e mendimit se video-gjyqtarët duhet të aplikohen, të paktën, për momentet e diskutueshëm, në rastin e shënimit të golit në situata të dyshimta ofsajdi.

Provën më të mirë për këtë ne e morëm nga ndeshja e fundit kualifikuese mes Ugandës dhe Ganës, ndeshje, në të cilën ekipi vizitor (Gana), me të vërtetë, ra pre e “vjedhjes” në minutën e fundit të shtesës dhe, kështu, mbeti pa shkuar në Botërorin e Rusisë. Gana shënoi një gol të pastër në min. e 94-t, por një nga gjyqtarët anësorë ngriti flamurin, duke e anuluar pa asnjë të drejtë golin dhe duke ngjallur një pakënaqësi të madhe midis lojtarëve dhe bankinës ganeze.

Kështu, në rrejtet sociale u ngrit edhe një herë çështja e VAR-it, se ky sistem i fundit duhet të përdoret, të paktën, në rastet e rasteve të dyshimtë të ofsajdeve.

Sfidanti.al