Komentin e tij për lojën e Napolit e bëri, ditët e fundit, edhe presidenti i klubit, Auerio de Laurentis, që është i bindur se në kampin e ekipit rival, Juventus, ka filluar paniku:
“Një fillim i mbarë i Napolit, me siguri, që ka bërë që te Juventusi të ndjehet nervozizmi. Në fakt, kanë të drejtë se, po të isha unë, nuk do të isha vetëm nervoz, por edhe i shqetësuar. Mbas gjashtë titujve kampionë në Serinë A, ky klub nuk është më i sigurt se do të mund ta fitojë atë përsëri”, thotë De Laurentis.
Sidoqoftë, njeriu nr.1 i Napolit thotë se është ende herët që të bësh parashikime se cili ekip do ta fitojë titullin e kampionit të Italisë.
Sfidanti.al