Carlos Sainz do të debutojë me Renault që në këtë sezon, pikërish në Cmimin e Madh të SHBA. Si Toro Rosso ashtu dhe skuderia franceze e bënë zyrtare lajmin, ndërkohë që vetë piloti spanjoll deshi të shprehë mirënjohjen e tij për stafin e skuadrës satelit të Red Bull. ‘Dua të falenderoj Toro Rosson për mundësinë që më dha për të kaluar më shpejt te Renault-u shpreh Sainz-ka qenë një skuadëtr fantastike dhe dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që më fhanë të gjithë drejtuesve, inxhinierëve dhe mekanikëve’. Por i pari që bëri të ditur largimin nga Renault ishte Joylon Palmer i cili shumë shpejt do të nisë bisedimet për të gjetur një skuadër tjetër për të vijuar aventurën e tij në Formula 1 edhe pse kjo do te jete e veshtire per te. Përsa i përket Toro Rossos, në skuadër është kthyer Daniil Kvyat i cili do të jetë shok skuadre me Pierre Gasly. Kur kanë mbetur 5 gara nga fundi i Botërorit të Formula 1, Renault është në vendin e 7 në klasifikimin për konstruktorë me 10 pikë më pak se Toro Rosso e 23 më pak se Ëilliams.
sfidanti.al