Futbolli, atje ku shahet motra, por jo Institucioni

Në stadiumet tona, fjalori i përdorur nga tifozët është bërë aq vulgar, sa ka filluar që askujt të mos i bëj më përshtypje. Arbitrat nuk e ndërpresin më ndeshjen kur fyen motrat dhe gratë e futbollistëve në fushë, të vetë atyre, apo shahet në korr duke ëprmendur emra skuadrash legjendë të futbollit të vendit, megjithëse një gjë të tillë ia dikton rregullorja. Ndërsa FSHF është shumë më e ndjeshme, kur thirrjet në stadium janë kundër saj. Madje nuk janë të nevojshme as thirrjet nervoze, pasi klubi i Korabit u gjobit me 1 milionë lekë (të vjetra), vetëm sepse tifozët dibranë hapën një baner në shkallët e stadiumit, gjatë ndeshjes ndaj Tiranës, ku i kujtonin institucionit premtimin e Dukës të disa muajve më parë, ndërtimin e stadiumit të ri në Peshkopi.

Pra motrat dhe të gjithë njerëzit e afërt e protagonistëve të fushësh që përfliten gjatë çdo ndeshje janë shumë më pak të rëndësishme, sesa sjellja paqësisht në vëmendje nga një grup tifozësh, se nëse flet publikisht, duhet edhe ta mbash fjalën. Aq më shumë që atëherë kur u bë edhe premtimi, Duka dhe të gjithë ata që e shoqëronin në Peshkopi, duke përfshirë edhe trajenrin De Biazi, u pritën si miq të rrallë.