Kristiano Ronaldo hap hotelin e vet të parë në Portugali

Në qendër të një nga lagjeve kryesore të Lisbonës, tani, ngrihet hoteli luksoz “Pestana CR7” me 82 dhoma që është pronë e yllit portugez të Realit të Madridit e të ekipit përfaqësues portugez, Kristiano Ronaldo, dhe të cilin atij ia ka ndërtuar kompania portugeze “Pestana”. Hoteli u inaugurua, në ditët e para të tetorit, gjatë një ceremonie me “qilim të kuq”, të shoqëruar edhe me një mbrëmje gala.

Në fakt, hoteli në fjalë, më parë, ka qenë, historikisht, një bankë, por atë e transformoi me një mjeshtri të lartë dizajneri i njohur portugez, Zhaime Morais, që shndërroi çdo cep të ndërtesës, duke reflektuar në të (hotel) elemente ose atribute nga më të ndryshëm nga karriera sportive e Krisiano Ronaldos, madje edhe korridoret dhe muret e tij janë të mbushura me pamje që i bëjnë jehonë karrierës së shquar të njërit prej futbollistëve më të mirë të botës