Pep Guardiola dhe ManSiti do t’i dërgojnë një ofertë të re Çelsit për mesfushorin e këtij të fundit, Fabregas, qysh këtë sezon dimëror të transferimeve. Sipas medias angleze, ekipi “civil” është gati që të paguajë 20 milionë sterlina për futbollistin spanjoll që ka shkëlqyer, kur ka luajtur me Arsenalin, ndërkohë që ai ka luajtur edhe me Barcelonën, nga edhe është me origjinë.
Guardiola te ky futbollist i tij i mëparshëm te Barcelona sheh një partner ideal, në mesfushë, të Fernandinjos. Trajneri katalonas (Guardiola), para pesë vitesh, pagoi 35 milionë sterlina për ta sjellë Fabregasin nga Arsenali te Barcelona, ndërsa tani do të përpiqet që t’ia japë dorën, edhe një herë tjetër, Fabregasit që nuk pëlqehet shumë nga Antonio Konte i Çelsit