Realit të Madridit, një kohë të papërcaktuar, do t’i duhet që të bëjë pa shërbimet e mbrojtësit të vet të majtë, Daniel Karvahal, të cilit, gjatë një kontrolli mjekësor rutinë, mjekët i zbuluan se në trupin e tij ndodhet një virus që sulmon zemrën. Kjo sëmundje është serioze dhe që ajo të mos keqësohet më tej, atij do t’i duhet që të kurohet, por duke mos luajtur një kohë të caktuar. Në fakt, Karvahali nuk do të operohet, pasi kjo sëmundje kurohet me ilaçe. Zidane nuk do ta ketë në dispozicion këtë mbrojtës disa javë dhe, më vonë, në varësi të rehabilitimit, do të mësohet se kur Karvahali do të mund të kthehet në fushë.
Gjatë këtij sezoni, janë dëmtuar seriozisht Benzema dhe Kovaçiçi, ndërkohë që “jashtë shërbimit” ndodhen edhe Marselo, Teo Hernandez dhe Bejli, kështu që, me siguri, në janar, Realit do t’i duhet që të bëjë një “pazar të mirë” lojtarësh, si të mbrojtjes, ashtu edhe të sulmit.
Sfidanti.al