Do të jenë të shumtë lojtarët e Realit në radhët e kombëtares së Spanjës, që ka dy ndeshje eleminatore të Botërorit ditët që vijnë. Isko, Asensio, Sergio Ramos, Karvahal apo Naço do të vihen nën urdhërat e trajnerit Hulen Lopetegi, për takimet ndaj Shqipërisë dhe Izraelit, diçka që i krijon jo pak shqetësime trajnerit madrilen, Zidan. Shqetësime edhe për lojtarë të thirrur në kombëtare të tjera si Varan, Kejlor Navas, Bejl, Ronaldo, Kros, Modriç, Marselo e Kasemiro
“Do të jetë një javë e rëndësishme për lojtarët pasi do të luftojnë për kualifikimin për në Botëror, – thotë Zidan, – për mua, e rëndësishme është që të mos dëmtohen, por është e qartë se do të lodhen. Kjo do të ndikojë edhe në paraqitjet me Realin. Kemi luajtur 7 ndeshje në pak ditë dhe kjo po ndihet. Në pjesën e dytë ndaj Espanjolit e patëm shumë të vështirë, pasi ramë fizikisht”.
Sfidanti.al