Massimilliano Allegri: Në pension pas 5-6 vitesh

Massimilliano Allegri nuk e mendon aspak daljen në pension, të paktën për momentin. Tekniku i Juventusit në një intervistë për GQ Italiaka konfirmuar se në harkun e 5-6 viteve do të heqë dorë nga ky profesion . ‘Përsa kohë që argëtohem teksa shkoj drejt fushave të lojës dhe të përgatis futbollistët, unë do të vazhdoj të ushtroj profesionin e trajnerit-tha Allegri-por në momentin që kjo nuk do të ndodhë më do të tërhiqem dhe cështja është e zgjidhur. Më pëlqen të shoh lojtarët që përmirësohen vazhdimisht, më pëlqen që t’u jap të rinjve mundësinë e debutimit në skuadër e t’i shoh ata të bëhen të rëndësishëm’. Nuk është cudi që një ditë Allegri të ulet edhe në stolin e përfaqësueses italiane në të ardhmen, duke qenë se edhe më parë emri i tij është përmendur në ambientet e Federatës dhe livornezi nuk e fsheh aspak kënaqësinë.  ‘Kombëtarja është një motiv krenarie dhe mua më intereson shumë-vijoi Allegri-skuadra e së ardhmes është shumë premtuese pasi lojtarët e lindur në vitet 1992-2000 janë shumë të mirë’.

Sfidanti.al