Tetë fitore në 10 ndeshje, mos po kthehen anglezët në Champions?

Mançester Junajtid, Çelsi, Mançester Siti dhe Totenhemi vetëm po fitojnë. Vetëm Liverpuli e prish rreshtin, por shanset i ka që të gjitha për t’u kualifikuar. Tetë fitore në 10 ndeshje, këto janë rezultatet e skuadrave angleze në Ligën e Kampionëve, diçka që ishte harruar prej vitesh. Pas dominimit të viteve 2005-2011, ishullorët mbetën prapa Spanjës, por edhe prapa Gjermanisë dhe Italisë, duke mos pasur finalistë në Championës, veçse ky duket sezoni i mbarë.

Edhe pse Reali është kampion i dyfishtë, Barcelona gjithnjë e frikshme dhe Paris SG i mrekullueshëm (të mos harrojmë Bajernin), sërish Anglia i rrezikon jo pak. Sekreti duket tek njerëzit e stolit dhe tek yjet e afruar së fundmi.

Zhoze Murinjo, Antonio Konte, Pep Guardiola, Maurisio Poçetino dhe Jurgen Klop, pa harruar Arsen Vengerin apo Ronaldo Koemanin, janë të gjithë emra të shquar të trajningut. Romelu Lukaku, Pol Pogba, Eden Hazar, Alvaro Morata, Kun Aguero, Kevin De Brujne, Harri Kejn, Del Ejli, Filip Kutinjo apo Sadio Mane janë po ashtu ndër më të mirët në futbollin profesionist.

Janë të gjitha gjasat që njëri nga klubet e Anglisë ta synojë trofeun e madh, për herë të parë që nga viti 2008. Dhjetë vjet pa asnjë kupë janë shumë për ata që janë mësuar të jenë dominues të këtij kompeticioni.

Sfidanti.al