Tifozët e Spartakut të Moskës bënë një koreografi spektakolare para fillimit të ndeshjes së LK-së mes ekipit të tyre dhe Liverpulit, por, sidoqoftë, klubi moskovit rrezikon që të dënohet rëndë, për shkak të një parrulle që u shfaq para fillimit të ndeshjes.
“UEFA MAFIA” kishin shkruar në një parrullë tifozët e Spartakut, ndërkohë që për një parrullë të ngjajshme Legia e Varshavës dhe Crvena Zvezda e Boegradit u dënuan nga UEFA që të luanin ndeshje evropiane para një stadiumi bosh, duke “goditur”, kështu, edhe arkën e këtyre klubeve. Ndeshja mes Spartakut të Moskës dhe Liverpulit përfundoi në barazim 1-1 me gola të Ferndandos dhe Kutinjos.
Sfidanti.al