Në Këln nuk kanë frikë nga Crvena Zvezda, por nga një njeri famëkeq …!

Këlni i Bundesligës gjermane do të presë, të enjten, në kuadrin e Ligës së Evropës, në fushën e vet, Crvena Zvezdën e Beogradit. Tifozët e Këlnit janë të njohur për besnikërinë e tyre të madhe ndaj ekipit të vet dhe për atmosferën e shkëlqyer që dinë të krijojnë  në tribuna. Sidoqoftë, media gjermane shkruan se në Këln do të vijnë tifozët famëkëq serbë “Delii”. Policia në këtë qytet gjerman ka marrë të gjitha masat për ardhjen e këtyre tifozëve të tërbuar serbë dhe për këtë dëshmon edhe gazeta e njohur “Bild” që publikon fotografinë e kreut famëkeq të këtyre tifozëve, Ivan Bogdanov. Sikurse bën të ditur gazeta në fjalë, pritet që të vijnë shumë tifozë nga Serbia, por edhe nga Gjermania, ku jetojnë shumë serbë.

Kjo ndeshje konsiderohet si një “duel” me rrezik të lartë. Por as tifozët e Këlnit nuk janë “qëngja”, ndërkohë që kjo ndeshje është e para për këtë ekip gjerman në kuadrin e një konkurrimi evropian, mbas 25 vitesh. Tifozët e Këlnit, para dy javësh, me të vërtetë, e “invaduan” Londrën, kur atje shkuan më shumë se 20 000 tifozë gjermanë!

Sfidanti.al