Hesus qan hallin e tjetrit: Nejmari është shumë larg Dembeles

Trajneri i Sportingut të Lisbonës, Horhe Hesus, thotë se Barcelona nuk ka gjetur zëvendësuesin e duhur për Nejmarin. Duke folur për politikën e transferimeve të klubit katalonjas gjatë sezonit veror që sapo përfundoi, strategu 63-vjeçar portugez vuri në dukje, midis të tjerave, se krerët e Barcelonës kanë bërë gabim që e shitën Nejmarin, ndërkohë që sjellja e Osman Dembeles në vend të tij, nuk ishte e gjetur, pasi ky futbollist nuk është në nivelin e lojtarit brazilian.

“Nejmari është një nga futbollistët më të mëdhenj të kohës së sotme. Unë jam nga ata njerëzit e rrallë që konsiderojnë se ai është ndër më të mirët në botë”, thotë trajneri portugez i mësipërm, duke shtuar se “Dembele nuk është si Nejmari. Ai është lojtar i mirë, por nuk është krijues. Nuk duhej lënë në asnjë mënyrë që Nejmari të largohej nga Barcelona, sepse, tani, ajo është bërë një skuadër më e dobët sesa ka qenë”. Mesi, Suarezi dhe Nejmari, të tre bashkë, ishin lojtarë që nuk u linin asnjë shans lojtarëve kundërshtarë”, thotë Hesusi.

Sfidanti.al