E turpëroi PSG, Bayern ‘përcjell’ Carlo Ancelotti

Humbja poshtëruese 3-0 ndaj Paris Saint Germain në Ligën e Kampioneve rezultoi fatale për trajnerin Ancelotti. Bayerni i Mynihut vendosi të ndërpresë këtu aventurën e teknikut italian duke e shkarkuar nga detyra, dicka që nuk i ndoddhte që nga viti 2011 kur e njëjta masë u mor për holandezin Louis Van Gaal.  Ai që komunikoi ndarjen mes kampionëve të Gjermanisë dhe Carlo Ancelottit ishte pikërisht Karl Heinz Rummenigge i cili pas ndeshjes e kritioi ashpër italianin për paraqitjen që bëri në Paris që ishte vërtet për të ardhur keq. ‘Paraqitjet e skuadrës sonë që nga fillimi i sezonit nuk i kanë plotësuar pritshmëritë e klubit-theksoi Rummeniggë-ndeshja me Paris Saint Germain tregoi se duheshin marrë masa. U takuam me Carlon me të cilin ishte edhe Salihamidzic dhe e innformuam për vendimin e marrë që të mos vazhdojmë më bashkëpunimin me të’ Më pas Rummenigge duke mos harruar punën e bërë nga Ancelotti dha edhe një mesazh ngrohtësie në drejtim të italianit. ‘Dua ta falenderoj Ancelottin për cfarë bëri në skuadër dhe ndjej keqardhje për mënyrën sesi e morën rrjedhën ngjarjet-vijoi-Carlo do të mbetet një mik i madh imi, por sot duhet të mirrnim një vendim profesional në të mirë të Bayernit. Tani presim që skuadra të ketë një reagim pozitiv në mënyrë që të arrijë objektivat e sezonit’. Ndërkaq, vendin e Ancelottit në pankinë, në rolin e trajnerit të përkohshëm, do ta marrë Willy Sagnol, i cili ka qenë futbollist i bayernit në periudhën 200-2009. Ndërkaq, Bayerni përvec Ancelottit largoi edhe të gjithë stafin e italinit. Përsa i përket pasuesit të Ancelottit, Tuchel është ende i lirë, por sipas medias gjermane, bavarezët po mendojnë që të presin fundin e sezonit për të sjellë në Mynih trajnerin aktual të Hoffenheimit Julian Nagelsmann.

Sfidanti.al