Zbulohet prapaskena; Ferguson ‘I hoqi vizën’ Ribery për 45 minuta

Sir Alex Ferguson u mjaftua me 45 minmuta për të lënë Franck Ribery jashtë listës së blerjeve të Manchester United në vitin 2006. Ai që e zbuloi këtë fakt kurioz ishte vetë miku i ish trajnerit skocez, Alastair Campbell nëpërmjet publikimit të ditarit të tij. Në këtë ditar, Campbell shkruante se ishte pranë Ferguson ndërsa ai vëzhgonte francezin në sfidën që Olympique Marseille po luante me Boltonon në Kupën UEFA, ndeshje që përfundoi në barazimin 0-0. ‘Fergusonit nuk humbi shumë kohë për të thënë se Ribery nuk ishte shumë i mirë për Manchester United-tregon Campbell-Alex po e vëzhonte atë, por në fund të 45 minutëshit të parë arriti pikërisht në përfundimin se ai nuk ishte i përshtatshëm për ‘Djajtë e Kuq’. Ribery qëndroi edhe një sezon te Marseille përpara se në 2007 të kalonte te Bayerni i Mynihut për 25 milionë Euro, ekip pjesë e të cilit është edhe sot duke luajtur 361 ndeshje  e shënuar 110 gola. Me Bayernin, Ribery ka fituar një sërë trofesh mes të cilëve edhe Ligën e Kampioneve në 2013m, vit në të cilin ishte edhe finalist për trofeun e Topit të Artë së bashku me Ronaldon e Messin

Sfidanti.al