Kohë kontratash dhe klauzolash të “përbindëshme” tek Reali i Madridit. i fundit në radhë Dani Karvahal, me presidentin Perez dhe trajnerin Zidan që nuk duan të kenë asnjë të papritur.Ajo që bie më shumë në sy tek rinovimi i mbrojtësit nuk është afati i marrëveshjes së re, deri në 2022, as fjalët e tij të rastit, por diçka tjetër.
Klauzola e transferimit të futbollistit të Spanjës u vendos rreth 330 milionë euro. Kjo do të thotë jo vetëm që duhet të thyhet rekordi i Nejmarit për të marrë Karvahalin, por edhe duhet tejkaluar klauzola (siç besohet) e Mesit, prej 300 milionë eurosh. Përsa i përket talentit, Barcelona është përpara, por tek paratë Reali nuk të fal.
Sfidanti.al