Xhenova humbi 2-3, në fushën e vet, nga Lacio në ndeshjen e fundit të javës së katërt të kampionatit italian, por, megjithatë, ylli i saj ishte Pietro Pelegri. Ky tinejxher sensacional i xhenovezëve shkroi një histori të re në kalçon italiane, pasi u bë futbollisti i parë që shënoi dy gola në një ndeshje dhe që është lindur në shek. e 21-të. Pelegri është vetëm 16 vjeç, pra, ai është lindur më 17 mars 2001. Përfundimisht, Xhenova zotëron një “diamant” të vërtetë që, në të ardhmen, do të mund të bëhet një yll futbolli.
Sfidanti.al