Nik Kiriosi njihet për talentin e tij të madh, por edhe për karakterin e tij shpërthyes, për shkak të të cilit ai, në shpesh raste, bënë veprime kontraverse gjatë ndeshjeve dhe deklarata që nuk i shkojnë një tenisti profesionist. Ky tenist australian pati një start të mirë në këtë sezon, por, më pas, forma e tij ra në mënyrë drastike dhe, megjithë disa fitore kundër tenistëve cilësorë, ai nuk ka arritur, deri tani, që të fitojë ndonjë trofe.
“Unë e ndjej veten të pamposhtur, kur jam i motivuar mirë. Për shembull, në periudhën, kur arrita që të fitoj dy herë ndaj Gjokoviçit në Akapulko dhe Indiana Uells. Atëkohë, unë ndodhesha në një situatë, kur ashkush nuk më del dot përpara, kushdo qoftë ai!”, theksoi Kiriosi.
Sfidanti.al