Hetim: Sa shumë gjermanë penetruan në tribunat e stadiumit në Londër?

Klubi i Këlnit ende nuk ka reaguar lidhur me kaosin që u shkaktua në Londër me rastin e ndeshjes së fundit, në kuadrin e Ligës së Evropës, mes Arsenalit dhe ekipit gjerman. Sipas lajmeve më të fundit, klubi anglez ka filluar hetimet që të zbulojë sesi ka mundësi që kaq shumë tifozë gjermanë të Kelnit arritën që të futen në stadiumin “Emirate”. Megjithëse ekipit vizitor i takonin, sipas rregullave të UEFA-s, gjithsej, 3000 bileta për të parë ndeshjen e lartpërmendur që u luajt në Londër, ku Arsenali vendas mundi 3-1 Këlnin, para fillimit të kësaj ndeshjeje, në tribunat e stadiumit, me shpejtësi, filluan të vendoseshin tifozë të Këlnit, shumë më tepër se shifra e sipërpërmendur, ndërkohë që në kryeqytetin anglez kishin ardhur më shumë se 20 000 tifozë gjermanë.

Në fakt, ajo që dihet është se shumë tifozë ttë Këlnit, gjatë muajit të kaluar, ishin bërë anëtarë të klubit të Arsenalit, ndërkohë që, sapo erdhën në Londër, ata filluan të blinin bluza të këtij klubi anglez, duke i kaluar pa vështirësi kontrollorët e stadiumit!

Sfidanti.al