Kthesë e re në “rastin Diego Kosta”: Përmes Al Hilalit tek Altetiko e Madridit

Futbollisti i Celsit, Diego Kosta, duket se do të transferohet, tani për tani, tek ekipi saudit Al Hilal, me synimin që, gjatë sezonit dimëror të ardhshë, në janar, të kalojë tek Atletiko e Madridit. Sipas lajmeve që vijnë nga Anglia, Celsi dhe Atletiko kanë rënë dakord që ky lojtar braziliano-spanjoll të shitet për 60 milionë euro, ndërkohë që i takon kryesisë së klubit spanjoll që të gjejë një zgjidhje se ku do të duhet që të stërvitet dhe do të luajë ky lojtar deri janarin e ardhshëm që të ruajë formën dhe të jetë i disponueshëm për klubin e “jorganxhinjve”.

Diego Kosta, para pak ditësh, shkoi në Madrid, ndërkohë që, pardje, u pa në një kafene, duke ndjekur ndeshjen mes Romës dhe Atletikos së Madridit. Kosta nuk ka ndërmend që të kthehet në Londër, ndërkohë që ai po përpiqet që t’i kapërcejë, sa më shpejt, të gjitha pengesat që i ka ngritur atij klubi londinez që ai të kthehet tek Atletiko e Madridit.

Sfidanti.al