Mbas ndeshjes së raundit të parë të Ligës së Kampioneve (3-0) mes Barcelonës dhe Juventusit, mesfushori i ri i “zonjës së vjetër”, Rodrigo Betankur, konfirmoi atë që kanë thënë para tij shumë futbollistë të tjerë, se Mesi eshtë nga një planet tjetër. Ky futbollist uruguaian, në fakt, kishte “nderin” që ta provonte mbi lëkurën e tij fuqinë magjike të Lionel Mesit.
“Jemi të zhgënjyer, për shkak të mënyrës sesi e humbën ndeshjen. Ne dhamë gjithçka nga vetja, por, sikurse doli, ishte e pamjaftueshme. Mesi është i jashtëzakonshëm, ai është një futbollist nga një planet tjetër. Liga e Kampioneve ndryshon nga Kupa Libertadores. Këtu, luhet më shpejt dhe ka një teknikë më të mirë”, deklaroi përforcimi i ri i Juves që erdhi nga ekipi argjentinas, Boko Juniors.
Sfdanti.al